Takimi i parë i grupit koordinues lokal për këshillim dhe orientim në karrierë në komunën e Pejës

08.01.2019 - 10:05

Pejë, 22 mars- Është mbajtur takimi i parë i grupit koordinues lokal për këshillim dhe orientim në karrierë në komunën e Pejës. Përfaqësues të komunës, shkollave fillore/të mesme të ulëta, drejtorë, mësimdhënës të orientimit në karrierë dhe nxënës kanë diskutuar për koordinimin e aktiviteteve për zhvillimin e shërbimeve në karrierë në këtë komunë.
Projekti ProKarriera që implementohet nga Syri i Vizionit me mbështetjen financiare nga Solidar Suisse, gjatë vitit 2018 është i angazhuar në përfshirjen e prindërve në programet që kanë të bëjnë me karrierën, në mënyrë që ata të jenë suportuesit më të mirë për fëmijët e tyre në vendet e tyre për shkollimin dhe karrierën.
Në bashkëpunim me MASHTdhe projektet tjera të rëndësishme në Kosovë, projekti ProKArreira është pjesë e grupit pilotues të Strategjisë për përfshirjen e prindërve nëshkollat e mesme të ulëta në orientim dhe këshillim në karrierë nëKosovë.
Grupi koordinues lokal kryesohet nga drejtori i DKA dhe koodinon aktivitetet në nivel komunal. Prioritetet e vendosura në këtë grup punues janë ato lidhur me organizimin e trajnimit për mësimdhënës për orientim në karrierë, mbajtjen e takimeve me prindër dhe përgatitjen e materialeve promovuese, të gjitha këto që do fillojnë dhe të zhvillohen gjatë muajit prill 2018.

Newsletter