Trajnimi “Edukimi dhe këshillimi në karrierë me mësimdhënes të shkollave të komunës së Klinës

07.04.2016 - 19:32

7 Prill 2016: trajnimi “Edukimi dhe këshillimi në karrierë me mësimdhënes të shkollave të komunës së Klinës”. Pas realizimit të sukseshëm të trajnimeve të këshillimit në karierrë në Pejë , Gjakovë dhe Istog projekti Mismatach vazhdon trajnime të tilla në komunën e Klinës dhe Deçanit. Struktura e programit është e bazuar në modelin Europian, I cili I përgjigjet më së miri kontextit të Kosovës. Modeli I 5 hapave përfshin:
Njohja me vetvetën
Informata në lidhje me profesionet
Mundësit e edukimit
Takimet reale
Vendimarrja
Qëllimi I programit është të fuqizoj nxënësit e shkollave fillore në vendimarrje dhe përshirja në dy komponente; fuqizimi I komptencave personale dhe njohja e komptencave te punës. Ndërsa mësimdhënësit përmes këtyre trajnimeve do të mbështesin nxënësit në zëvendësimin e vendimmarrjës së tyre të ndikuar fuqishëm nga faktorët si : prindërit, mentaliteti, normat kulturore etj.
Projekti Mismatch, zbatohet nga Syri i Vizionit në mbëshetje financiare të Solidar Suisse Kosova

Newsletter