Ceremonia e hapjes së qendrës së karrierës në shkollën profesionale ”Mithat Frashëri” në Istog.

10.11.2022 - 17:47

Me datën 2 Nëntor së bashku me Znj. Drita Ferati- Drejtoresh e shkollës IAAP ”Mithat Frasheri” Gurrakoc-Istog , Znj. Majlinda Rizvanolli, këshilltare ne Ministrin e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Z. Naim Behlulaj- Drejtori i Drejtorisë për Arsim dhe Kulturë në Istog, Z.Driton Berisha-Drejtori Ekzekutiv I Institutit për Trajnime dhe Zhvillim Ekonomik-ITED dhe Z.Arif Kadriu-Projekt Menagjer në Solidar Suisse Kosova, patëm kënaqësinë të shënojmë përurimin e një qendre të re të karrierës në shkollësn IAAP ”Mithat Frasheri” Gurrakoc-Istog, e bërë e mundur si rezultat i një bashkëpunimi midis MASHT’it, Komunes se Istogut dhe Solidar Suisse Kosova.
Kjo qendër e karrierës është një hap i madh për të rinjët e Istogut, pasiqë do të këshillohen qindra nxënës të kësaj shkolle profesionale, do të fasilitoj tranzicionin nga shkolla në tregun e punës, si dhe gradualisht do të kontribuojë në adresimin e mospërputhjes së aftësive që është sfida më e madhe për tregun e punës në Kosovë.
Na nderuan me praninë e tyre kryetari i komunës së Istogut z. Ilir Ferati, Znj. Syzane Baja-Koordinatore i Programit të Solidar Suisse në Evropën Juglindore, drejtorë të shkollave të ndryshme profesionale në Pejë dhe Klinë si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Newsletter