Ngjarja për mbledhje të fondeve “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët mbledh rreth €23,486.5

08.01.2019 - 09:53

Ngjarja për mbledhje të fondeve “Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët” – Let’s Dance, që u mbajt për të tretën herë me radhë ka dëshmuar se lëvizja e bamirësisë që nisi në vitin 2015 është shndërruar tashmë në një nga traditat më të bukura në kryeqytet.Duke shpalosur bujarinë e njerëzve dhe lidhjen mes tyre, mbi 400 vetë morën pjesë në mbrëmjen e vallëzimit për qëllime të mbledhjes së fondeve që u mbajt në Duplex Premium në Prishtinë dhe ku u mblodhën €23,486.5 përmes sponsorizimeve dhe biletave të shitura.Ashtu si çdo vit, fondet e mbledhura përmes kësaj mbrëmjeje vallëzimi përdoren nga Fondacioni Aksioni për Nëna dhe Fëmijë për të mbështetur programe që luftojnë shkallën e vdekshmërisë foshnjore, sëmundjet tek foshnjat e lindura para kohe dhe shqetësime të tjera, si dhe mbështesin familjet e tyre. E gjitha kjo punë bëhet në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin e kujdesit mjekësor në Kosovë.Mbrëmja e vallëzimit për mbledhje të fondeve u mbështet nga këta sponsor: Banka për Biznes si sponsor i artë; TEB, Banka Ekonomike, NLB, Solidar Suisse Kosova, Recura Financials, Gjirafa, Acibadem, HIB Petrol, Barutti dhe Komot si sponsorë të argjendtë; KEP Trust, Kolegji Universum, Finca Kosova, Cacttus, Meridian dhe Trepharm si sponsorë të bronztë. Të tjerë sponsorë ishin: Eurolab Internacional, Birra Prishtina, Birra Sabaja, Frutomania dhe Karl Gega, Ujë Rugove, R+People, VM3, Thai, Umami, Francisko, Trosha, Origo Balloons, Amel, Lulishtja Labi, Rrotull.com, Glam radio, Duplex Premium, Leka lamps, RTK, Green & Protein, Kanun.tv, Catering, Tenda 3, dhe Che bar.

Newsletter