PUNËSIMI I TË RINJËVE
Projekti synon të përmirësojë edukimin e profesional (mësimdhënie bazuar në punë ), të mbështesë bashkëpunimin e arsimit te mesëm profesional dhe sektorit privat dhe të përmirësojë orientimin dhe përgatitjen e karrierës përmes mbështetjes së trajnimeve dhe shkëmbimit të mësimdhënësve dhe ideve inovative për përmirësimin e orientimit në karrierë.
Projekti ka dy komponentë
ProCareer
Rajoni i projektit: Rajoni i Pejës duke i përfshirë komunat Istog, Deçan, Klinë dhe Gjakovë
Rreth 25 shkolla fillore me afro 6570 nxënës të klasës 6-9-të dhe rreth 1700 nxënës të klasës së 9-të
Objektivat: Rritja e punësimit të të rinjve në bazë të një zgjedhjeje më të mirë të informuar për karrierën, duke iu referuar aftësive individuale dhe kërkesave të tregut të punës
Projekti duhet të trajtojë tri objektiva specifike;
- Inicimin apo përmirësimin e udhëzimeve dhe këshillimeve në karrierë në 25 shkolla fillore,
- Produktet dhe shërbimet standarde të informimit(udhëzuesit, uebfaqen, panairet e punës etj., që ofrohen dhe kontribuojnë për informimin më të mirë të nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve,
- Kornizën e politikave për udhëzuesin dhe këshilluesin në karrierë që është përmirësuar falë propozimit të politikës së informimit
ProSkills
Rajoni i projektit: Komuna e Pejës
Objektivat: Qasja e përmirësuar ndaj punësimit për të diplomuarit e rinj të shkollave profesionale për shkak të kërkesave përkatëse shtesë të tregut, praktikave të përfunduara dhe përmirësimit të bashkëpunimit në mes të sektorit privat dhe sistemit arsimor.
Projekti duhet të trajtojë dy objektiva specifike:
- Mbajtjen e trajnimeve të reja dhe praktikave në dispozicion të nxënësve nga shkollat profesionale me shkathtësi shtesë që janë relevante me tregun,
- Arsimim profesional në fushën e turizmit, përpunimin e drurit, ICT dhe përpunimit të metaleve me një fokus të rritur në zhvillimin e shkathtësive relevante për treg.