Programi rajonal i Rinisë dhe Punës

Programi rajonal i Rinisë dhe Punës

    Objektivat e projektit

  • Zhvillimi i ofertave konkrete që lehtësojnë hyrjen në botën profesionale për rininë dhe të rriturit.
  • Motivimi i autoriteteve, parlamenteve, shkollave, punëdhënësve dhe prindërve për fillimin e reformave në edukimin profesional dhe institucionalizimi i ofertave specifike për hyrje në botën profesionale.
    Rezultatet e pritura

  • Nxënësit marrin një pasqyrë për karrierat e mundshme. Janë të përfshirë punëdhënësit dhe shkollat profesionale
  • Studentët, prindërit, dhe autoritetet i përdorin ofertat këshilluese
  • Kurset dhe vizitat kompanive për kundërvajtësit dhe perspektivat e reja dhe lehtësimi i karrierës pas lëshimit.
  • Vendosja në praktikë i lehtëson rreth 50 të rinj në marrjen e përvojës të rëndësishme praktike.
  • Kurset mbështetëse për gratë e reja ndihmojnë në gjetjen e punësimit apo fillimit të biznesit të tyre.
  • Tryezat e rrumbullakëta në të gjitha projektet, radio spotet, TV dhe debatet tjera publike çojnë kah një rritje e vetëdijes në mesin e publikut të përgjithshëm dhe në veçanti vendimmarrësve, ne lidhje me problemet në sektorin edukativ dhe zgjidhjet e mundshme.
  • Kontaktet ndërkufitare promovojnë kuptimin për dhe dialogun me vendet fqinjë dhe japin një kontribut në drejtim të pajtimit.
  • Përfituesit: rreth 5000 profesionistë të rinj përfitojnë nga ofertat e drejtpërdrejta si këshilla profesionale, panaire të karrierës,vendosje në praktikë etj.

Profesionistet dhe punëdhënësit e ardhshëm duhet të përfitojnë nga aktivizimi i vendimmarrësve për futjen e reformave.

Projekti: Udhëzimi për karrierë dhe barazimi gjinor i të rinjve në shkollat e mesme Download
Projekti: Udhëkryqet Download
Projekti: Mismatch Download
Projekti: Shkolla e drejtë – e ardhmja e sigurt Download
Projekti: Sires Download