Objektivat e projektit
- Zhvillimi i ofertave konkrete që lehtësojnë hyrjen në botën profesionale për rininë dhe të rriturit.
- Motivimi i autoriteteve, parlamenteve, shkollave, punëdhënësve dhe prindërve për fillimin e reformave në edukimin profesional dhe institucionalizimi i ofertave specifike për hyrje në botën profesionale.
Rezultatet e pritura
- Nxënësit marrin një pasqyrë për karrierat e mundshme. Janë të përfshirë punëdhënësit dhe shkollat profesionale
- Studentët, prindërit, dhe autoritetet i përdorin ofertat këshilluese
- Kurset dhe vizitat kompanive për kundërvajtësit dhe perspektivat e reja dhe lehtësimi i karrierës pas lëshimit.
- Vendosja në praktikë i lehtëson rreth 50 të rinj në marrjen e përvojës të rëndësishme praktike.
- Kurset mbështetëse për gratë e reja ndihmojnë në gjetjen e punësimit apo fillimit të biznesit të tyre.
- Tryezat e rrumbullakëta në të gjitha projektet, radio spotet, TV dhe debatet tjera publike çojnë kah një rritje e vetëdijes në mesin e publikut të përgjithshëm dhe në veçanti vendimmarrësve, ne lidhje me problemet në sektorin edukativ dhe zgjidhjet e mundshme.
- Kontaktet ndërkufitare promovojnë kuptimin për dhe dialogun me vendet fqinjë dhe japin një kontribut në drejtim të pajtimit.
- Përfituesit: rreth 5000 profesionistë të rinj përfitojnë nga ofertat e drejtpërdrejta si këshilla profesionale, panaire të karrierës,vendosje në praktikë etj.
Profesionistet dhe punëdhënësit e ardhshëm duhet të përfitojnë nga aktivizimi i vendimmarrësve për futjen e reformave.